UBT News

Superliga e Shqipërisë, këto janë ndeshjet e sotme

Superliga e Shqipërisë i rikthehet aksionit sot, ku dy ndeshje do të zhvillohen në kuadër të xhiros së 11 të sezonit aktual.

Dy ndeshjet e programit të sotëm do të zhvillohen me fillim nga ora 13:00, ku spikat ajo mes Erzenit dhe Kastriotit.

Momentalisht, Erzeni zë vendin e tretë në tabelë në kuotën e 16 pikëve, tre sosh më shumë se kundërshtari i sotëm, Kastrioti që renditet në vendin e gjashtë me 13 pikë të arkëtuara.

Po ashtu, krahas takimit mes Erzenit dhe Kastriotit, do të zhvillohet edhe një ndeshje tjetër interesante, ku skuadra e Teutës është mysafire e Bylisit.

Të dy skuadrat i ndajnë katër pikë në tabelë, ku Teuta zë vendin e fundit, respektivisht vendin e 10 me shtatë pikë të arkëtuara, krahas Bylisit që renditet i teti në tabelë me 11 pikë të tubuara.

Programin e ndeshjeve të sotme në Superligën e Shqipërisë e gjeni më poshtë.

13:00 Bylis – Teuta

13:00 Erzeni – Kastrioti

Exit mobile version