UBT News

Superliga e Shqipërisë, kampioni pret në shtëpi Vllazninë

Superliga e Shqipërisë rikthehet sot me vetëm një ndeshje, e vlefshme kjo për xhiron e tretë të sezonit të ri 2022/23.

Me fillim nga ora 16:00, kampioni i Shqipërisë, KF Tirana do të zhvillojë ndeshje si vendas kundër skuadrës së Vllaznisë.

Në xhiron e fundit të zhvilluar, Tirana e mposhti me rezultat 2:0 Egnatian, kurse Vllaznia shënoi fitore me rezultat të ngushtë 2:1 kundër Kukësit.

Momentalisht, pas vetëm dy ndeshjeve të zhvilluara, Tirana zë vendin e tretë në tabelë me gjithsej katër pikë, krahas Vllaznisë që renditet e gjashta me tre pikë të arkëtuara.

Takimi i fundit mes këtyre dy skuadrave daton në muajin maj, ku asokohe skuadra e Tiranës regjistroi fitore me shifrat 3:1.

16:00 KF Tirana – Vllaznia (Stadiumi Selman Stermasi)

Exit mobile version