Superliga e Shqipërisë i rikthehet sot aksionit me tri ndeshje interesante, të vlefshme këto për xhiron e 25 të këtij edicioni.
Dy ndeshje të programit të sotëm zhvillohen me fillim nga ora 13:00, ku spikat ajo mes Kastriotit e Teutës.
Ndërkaq, ndeshja përmbyllëse e ditës së sotme zhvillohet nga ora 16:00, ku në stadiumin “Tefik Jashari” përballen skuadra e Erzenit dhe Egnatia.
Partizani kryeson tabelën me 40 pikë, aq sa ka edhe Tirana në vendin e dytë, kurse Top 4 e mbyllin Egnatia me 37 pikë dhe Vllaznia me 36 sosh.
Ndërkaq, në fundin e tabelës gjenden Laçi me 30 pikë, Bylisi me 27 sosh dhe Kastrioti me 23 pikë në fund të tabelës.
Programin e sotëm të Superligës së Shqipërisë e gjeni më poshtë.
13:00 Kastrioti – Teuta
13:00 Kukësi – Bylisi
16:00 Erzeni – Egnatia