UBT News

Superliga e Kosovës sjell derbin e madh në mesjavë

Të mërkurën dhe të enjten do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së katërt të Superligës së Kosovës në futboll.

Ndeshja kryesore do të zhvillohet të mërkurën në Gjilan aty ku do të ballafaqohen dy skuadrat liderë të tabelës, Drita dhe Ballkani.

Të dy skuadrat kanë mbledhur nga shtatë pikë pas tri ndeshjeve dhe do të kërkojnë që të vazhdojnë me rezultate pozitive.

Një tjetër sfidë interesante do të jetë ajo ndërmjet Prishtinës dhe Gjilanit që zhvillohet të enjten në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kampioni aktual, Prishtina, e ka nisur shumë keq edicionin e ri pasi ka dy humbje dhe një barazim nga tri ndeshjet e para, kurse Gjilani ka mbledhur pesë pikë me një fitore dhe dy barazime.

Ndeshjet tjera të xhiros së katërt janë:

Feronikeli-Dukagjini

Llapi-Malisheva

Ulpiana-Drenica

Exit mobile version