Superliga e Kosovës rikthehet sot me disa ndeshje interesante në kuadër të xhiros së 24-të.
Tri ndeshjet e parapara që të zhvillohen sot janë mes Llapit e Drenicës, Prishtinës e Besa Pejës dhe përballja e fundit do të jetë mes Trepçës ’89 dhe Feronikelit.
Skuadra e kryeqytetit ka rastin sot që me një fitore të mundshme kundër Besa Pejës, të kalojë nga vendi i tretë në atë të parin, kështu duke u barazuar me pikë me liderin Dritën, dhe duke e lënë pas skuadrën e Ballkanit, që gjendet në vendin e dytë në tabelë.
Në anën tjetër, Besa e Pejës veçse e ka siguruar rënien nga liga, ku brenda 24 xhirosh, gjendet në vendin e fundit me vetëm 7 pikë, 17 sosh më pak se vendi i parafundit, respektivisht vendi i nëntë, Drenica.
Programin e plotë të ndeshjeve në Superligën e Kosovës e gjeni të bashkangjitur më poshtë.
13:00 Llapi (7) – Drenica (9) (Stadiumi Zahir Pajaziti)
13:00 Prishtina (3) – Besa Pejë (10) (Stadiumi Fadil Vokrri)
13:00 Trepça ’89 (5) – Feronikeli (5) (Stadiumi Riza Lushta)