UBT News

Superliga e Kosovës, nesër dy ndeshje interesante

Superliga e Kosovës i rikthehet aksionit nesër me dy ndeshje tejet interesante, të vlefshme këto për xhiron e 31 të këtij sezoni.

Të dy ndeshjet e ditës së shtune do të zhvillohen me fillim nga ora 15:00, ku spikat ajo mes Dritës dhe Ferizajt.

Skuadra gjilanase synon të regjistrojë fitoren e radhës, fitore kjo e cila do ta ngjiste në vendin e parë në tabelë, për ta vazhduar garën për titullin e Superligës.

Ndërkaq, krahas këtij takimi do të zhvillohet edhe ndeshja tjetër interesante mes Drenicës dhe skuadrës së Malishevës.

Të dy skuadrat po luftojnë për mbijetesë në kampionatin elitar vendor, prandaj pritet të zhvillohet ndeshje interesante nesër në stadiumin “Bajram Aliu”.

E shtune

15:00 Drenica – Malisheva

15:00 Drita – Ferizaj

Exit mobile version