Pas futbollit në nivel të kombëtareve, Superliga e Kosovës rikthehet sot me dy ndeshje interesante në kuadër të xhiros së nëntë të sezonit të ri 2021/22.
Kryendeshja e sotme do të jetë ajo mes Drenicës e Feronikelit, ku nikoqirët do të synojnë me çdo kusht t’i rikthehen fitoreve sot.
Po ashtu, skuadra e sapo inkuadruar në Superligë KF Ulpiana do të zhvillojë sot ndeshje si vendase kundër Dritës, në stadiumin “Qatiq Bytyqi”.
Pas tetë ndeshjeve të zhvilluara, tabelën e kryeson Ballkani me 16 pikë, dy më shumë se Drenica në vend të dytë, kurse Top 4 e mbyllin Gjilani me 13 pikë dhe Malisheva me 12 sosh.
Në anën tjetër, në fund të tabelës pozicionohen skuadrat si Dukagjini, UIpiana dhe Llapi të cilat gjenden në kuotën e njëjtë të pikëve, gjithsej gjashtë sosh.
Programin e plotë të ndeshjeve në Superligën e Kosovës e gjeni më poshtë.
13:00 Drenica – Feronikeli (Stadiumi Bajram Aliu)
13:00 KF Ulpiana – Drita (Stadiumi Qatiq Bytyqi)