Kanë filluar pjesët e para të dy ndeshjeve të programit të sotëm në Superligën e Kosovës, ku fokusi do të jetë te derbi mes Gjilanit dhe Drenicës.
Ndeshjet e sotme i takojnë xhiros së 10 të sezonit të ri 2021/22, ku skuadra e Drenicës dhe e Gjilanit do të synojnë me çdo kusht të vazhdojnë formën e mirë, përcjell KosovaPress.
Po ashtu, ndeshje është duke zhvilluar edhe Ballkani, i cili është mysafirë i skuadrës së Dukagjinit në stadiumin “18 qershori”.
Momentalisht, tabelën e Superligës së Kosovës e kryeson skuadra e Drenicës me 17 pikë, aq sa ka edhe Ballkani në pozitën e dytë, por me një ndeshje më shumë të zhvilluar.