Ky edicion i Superkupës së Kosovës do të zhvillohet në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë.
Kështu ka vendosur të hënën bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës.
“Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) më 21.11.2022 e ka shqyrtuar ofertën e KB Sigal Prishtina për organizimin e Superkupës së Kosovës në datat 07-11 Dhjetor 2022 në Prishtinë dhe njëherësh e ka miratuar këtë ofertë, si dhe e ka udhëzuar KB Sigal Prishtina që të fillojë përgatitjet për këtë event madhështor, konform Udhëzuesit për Organizimin e Superkupës së Kosovës”, thuhet në vendimin e FBK-së.
Ndeshjet do të zhvillohen nga data 7 deri më 11 dhjetor.