Fituesi aktual i Ligës së Kampionëve, Manchester City shihet si favorit absolut për të fituar trofeun në sezonin 2023/24, duke lënë pas vete Real Madridin, Interin dhe Bayern Munichun.
Në fillim të sezonit, superkompjuteri i kompanisë së njohur Opta zbuloi që sipas tyre fituesi i Ligës së Kampionëve do të jetë Manchester City me një mundësi prej 38.9%.
Pas Cityt vjen Real Madridi në vendin e dytë me 15.4% shanse për të fituar trofeun, i pasuar nga Interi me 11.6% dhe Bayern Munichu me 10.1% shanse për të ngritur lart trofeun.
Arsenali zë vendin e pestë me 8.4% shanse, Paris Saint-Germain i gjashti me 6.4%, Barcelona me 3.4%, Borussia Dortmund me 3%, Atletico Madridi me 2.4%, PSV me 1.5%, Porto dhe RB Leipzig me nga 1.4% shanse, Real Sociedad me 1.3% dhe Napoli me 1.1% shanse për të fituar.
Lazio me 0.4% është skuadra me më së paku shanse për të fituar, pasi Copenhagen nuk ka asnjë shans duke u kuotuar me 0% shanse./UBTNews/