UBT News

Super Lewandowski i 2020-tës, mëkat që s’fitoj topin e artë

S’do të ketë këtë vit “Top të Artë”. “France Football” u nxitua në ditët e vështira të pandemisë COVID-19 të japi lajmin se për vitin 2020 s’do të dhurohet “Topi i Artë”.

Natyrisht, futbollisti që më së shumti është prekur me këtë vendim dhe që i është bërë padrejtësi, padyshim është Robert Lewandowski.

Ai ka rrëmbyer çdo trofe këtë sezon që cilësohet si më i miri në karrierë dhe ishte favorit edhe për “Topin e Artë”.

Pasi fitoi çmimin ‘The Best’, natyrisht objektivi do të jetë për vitin tjetër Topi i Artë, por nëse nuk arrin ta fitojë, atëherë sigurisht se viti 2020 do të mbetet përgjithmonë në mendjen e 32-vjeçarit që kishte shansin e artë për t’i mundur Leo Messin dhe Cristiano Ronaldon edhe në këtë garë, pasi triumfoi në çmimet e UEFA-s dhe FIFA-s.

Lewa shënoi 55 gola në 44 paraqitje sezonin 2019/20 dhe fitoi pesë trofe, rrugës është Kupa e Botës për Klube që mund të shkojë në gjashtë numri i titujve në një vit kalendarik.

Exit mobile version