UBT News

Super-jahti i Jeff Bezos

Sot në “gjëra që nuk na çudisin më”, Jeff Bezos, njeriu më i pasur në botë, thuhet se do të blejë një varkë – megjithëse kjo fjalë është fyese për mjetin luksoz – që kushton 500 milionë dollarë.

Sipas Bloomberg, jahti është 127 metër i gjatë dhe është aq masiv, sa ka nevojë për një “jaht mbështetës”. Kostoja prej 500 milionë dollarë nuk e përfshin jahtin shtesë.

Kompania holandeze që prodhon jahtet luksoze, Oceanco, nuk ka publikuar shumë detaje rreth jahtit, të quajtur Project 721. 500 milionë dollarë janë vërtet shumë para, por shifra është vetëm një pjesë e vogël e 75 miliardë dollarëve që themeluesi i Amazon i fitoi vetëm në vitin 2020. Vetëm në 2020-n!

Sipas Bloomberg, pasuria totale neto e Bezos është 200 miliardë dollarë. Aksionet e Amazon, burimi kryesor i pasurisë së Bezos, u rritën me 75% vitin e kaluar pasi pandemia e drejtoi sjelljen e konsumatorit në favor të kompanisë.

Exit mobile version