UBT News

Super Hauge ndihmon Milanon që të fitoj ndaj Celtic

GLASGOW, SCOTLAND - OCTOBER 22: Jens Petter Hauge of AC Milan celebrates after scoring his sides third goal during the UEFA Europa League Group H stage match between Celtic and AC Milan at Celtic Park on October 22, 2020 in Glasgow, Scotland. Sporting stadiums around the UK remain under strict restrictions due to the Coronavirus Pandemic as Government social distancing laws prohibit fans inside venues resulting in games being played behind closed doors. (Photo by Mark Runnacles/Getty Images)

Milan ka shënuar fitore ndaj Celtic, me rezultat 4-2, në një takim shumë interesant, dhënë nga të dyja skuadrat. Milan, ani pse pa Ibrahimovic, arriti që të rikthehet nga humbja, duke shënuar katër herë, me Haugen që shkëlqeu në këtë takim.

Fillimisht ishte Celtic skuadra e cila hapi llogarinë, përmes Tom Rogic, në minutën e 7-të, e që më pastaj e vazhdoi Odsonne Edouard në minutën e 14-të. Milan u këndell me supergolin e Hakan Calhanoglu në minutën  e 24-të, e që ishte goli më i mirë i ndeshjes.

Samuel Castillejo shënoi menjëherë pas dy minutash, për të barazuar shifrat, dhe për të dërguar më të qetë Milanin në pushim. Pas pushimit, norvegjezi, Jens Petter Hauge ishte autor i golit të tretë, gol që u cilësua i stilit “Kaka”, lojtarit brazilian që shkruajti historinë me Milan.

Për të përfunduar këtë takim u përkujdes lojtari i huazuar nga Real Madridi, Brahim Diaz, i cili u asistua në mënyrë briliante nga norvegjezi Hauge. Loja e mirë e zhvilluar nga norvegjezi në fund u shpërblye, duke u shpallur lojtari i ndeshjes, me një gol të shënuar dhe një asist./UBTNews

Exit mobile version