UBT News

Super derbi në Superligën e Kosovës, Drita-Gjilani luhet pa tifozë

Superliga e Kosovës rikthehet sot me disa ndeshje tejet interesante, të vlefshme këto për xhiron e shtatë të edicionit të ri 2022/23.

Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen me fillim nga ora 15:00, kurse përballja mes Llapit e Ballkanit është shtyrë, për shkak se ky i fundit zhvillon nesër ndeshje në Ligën e Konferencës.

Ndeshja më interesante sot do të jetë ajo mes Dritës dhe Gjilani, ku derbi i qytetit do të zhvillohet pa tifozë pasi që policia e ka kërkuar këtë gjë për shkaqe sigurie.

Krahas këtij takimi do të zhvillohet edhe një ndeshje tjetër interesante, ku stadiumi Sami Kelmendi” në Lipjan do të jetë nikoqir i ndeshjes mes Prishtinës e Malishevës.

Programin e plotë të ndeshjeve të sotme në Superligën e Kosovës e gjeni më poshtë.

15:00 Drita – Gjilani

15:00 Prishtina – Malisheva

Llapi – Ballkani (ndeshja është shtyrë)

Exit mobile version