UBT News

Sunaj Keçi rikthehet si ndihmës i parë i trajnerit Batatina te Llapi

KF Llapi dje ka njoftuar për marrëveshjen e arritur me trajnerin, Sunaj Keçi, i cili rikthehet përsëri në shtabin teknik të trajnerëve.

Sunaj Keçi rikthehet tek KF Llapi pas dy edicioneve tek KF Flamurtari. Ai ishte ndihmëstrajner i klubit në edicionin 2016/17 dhe 2017/18, në të cilat klubi kishte arritur të jetë pjesë e finales së Kupës si dhe kampion vjeshtor i Superligës.

“Keçi me përvojën e tij dhe punën e madhe që e bën, do jetë ndihmesë shtesë në vazhdimin e kampionatit.”, thuhet në njoftimin e KF Llapit./UBTNews

Exit mobile version