Sulmuesi spanjoll, Joselu ka shprehur dëshirë për të nënshkruar një kontratë të përhershme me Real Madridin, pasi t’i përfundoj huazimi.
Verën e kaluar Real Madrid vendosi ta ofroj në skuadër futbollistin i cili u rrit në akademinë e ‘Los Blancos’, pas largimit të Karim Benzemas drejt Arabisë Saudite.
Ai ka shënuar 14 gola në të gjitha garat, pavarësisht se ka nisur pak ndeshje dhe në shumicën e rasteve ishte një rezervist.
Madrilenët kanë opsionin për të nënshkruar me Joselun për një tarifë minimale këtë verë, dhe veterani duket se dëshiron të qëndrojë në kryeqytetin spanjoll.
“Shpresoj të qëndroj në Real Madrid me një kontratë të përhershme, dhe jo vetëm në formë huazimi”, ka thënë Joselu për ABC.
Në anën tjetër, pavarësisht paraqitjeve të mira të 33-vjeçarit, asgjë nuk është e sigurt për të ardhmen e tij. Me transferimin e mundshëm të Kylian Mbappe dhe Endrick në verë, mund të mos ketë vend për Joselun në skuadrën e Carlo Ancelottit për sezonin e ardhshëm./UBTNews/