UBT News

Sulmuesi spanjoll flet për grupin e Evropianit

Sulmuesi spanjoll i Atletico Madrid, Alvaro Morata, ka folur së fundmi për Evropianin Gjermani 2024, me spanjollët që bëjnë në një grup me Italinë, Shqipërinë dhe Kroacinë.

Sipas Moratas kualifikimi ka për të qenë shumë i vështirë, pasi jo vetëm Spanja e Italia janë të forta, por sipas tij Kroacia ka një grup konkurrues, ndërsa Shqipëria tregoi se ka një skuadër spektakolare.

“Mendoj se Spanja dhe Italia kalojnë grupin, por unë duhet të shtoj se kushdo që kualifikohet nga grupi ynë do të shkojë larg, megjithatë ka për të qenë shumë e vështirë. Kroacia ka një gjen të jashtëzakonshëm konkurrues. Ndërkohë Shqipëria kishte një grup spektakolar në kualifikuese. Problemi është se nuk mund të gabosh, nëse humb një rast, je menjëherë nën presion. Megjithatë si kapiten unë them se kjo Spanjë ka një grup të madh”, deklaroi ai./UBTNews/

Exit mobile version