Burri që vdiq në një sulm me bombë në Liverpool të dielën e kishte planifikuar shpërthimin për të paktën shtatë muaj, kështu tha policia, përcjell UBT News.
Emad Al Swealmeen, 32 vjeç, i lindur në Irak, i cili kishte vite që ishte konvertuar në fenë e krishterë, mori me qira një pronë në qytet në prill dhe kishte bërë “blerje të rëndësishme” për bombën e tij “të paktën” që nga ajo kohë, tha Russ Jackson.
Pajisja e improvizuar shpërtheu në pjesën e pasme të një taksie jashtë një spitali të Liverpool-it, pak çaste përpara se Britania të shënonte të Dielën e Përkujtimit.
Ai mbeti i vdekur, ndërsa shoferi i taksisë u arratis shpejtë me lëndime të lehta pasi thuhet se mbylli Al Swealmeen brenda veturës, transmeton UBT News.
“Tani kemi gjurmuar një të afërm të Al Swealmeen, i cili na ka informuar se ai ka lindur në Irak”, tha Jackson.
Sulmuesi vuante nga sëmundje mendore që “do të jetë pjesë e hetimit dhe do të marrë pak kohë për t’u kuptuar plotësisht”, tha Jackson.
Gazeta Times raportoi se pajisja e improvizuar përmbante TATP – i njëjti eksploziv i favorizuar nga grupi i ashtuquajturi Shteti Islamik që u përdor në sulmet e Parisit të vitit 2015 dhe bombardimin në Manchester Arena në 2017.
Shpërthimi ishte sulmi i dytë i frymëzuar nga terrori në Britani në muajin e fundit, pasi një deputet britanik u godit me thikë për vdekje teksa takonte votuesit në Anglinë juglindore në tetor./UBTNews/