Marcus Rashford është në listën e ngushtë të Paris Saint-Germain për të zëvendësuar Kylian Mbappé, i destinuar për të shkuar në Real Madrid.
Kontrata e sulmuesit anglez me Manchester United skadon pas 18 muajve dhe lojtari planifikon të largohet në fund të sezonit, raporton “Daily Mail”.
Drejtuesit e PSG-së me në krye drejtorin sportiv Leonardo vazhdojnë të mohojnë kategorikisht lajmet se Mbappe ka vendosur të largohet, por hezitimi i francezit për të vazhduar kontratën ka bërë që të hidhe shumë dyshime mbi te ardhmen e tij.
Përveç Realit, ka edhe klube të tjera të interesuara për shërbimet e tij si City e United, por “Los Blancos” janë skuadra favorite për shërbimet e tij.