Budu Zivzivadze, sulmuesi i Karlsruhes në Gjermani, ishte lojtari më i rrezikshëm në fushën e lojës për Gjeorgjinë në ndeshjen ndaj Shqipërisë, por për fatin e tij, nuk arriti të gjente rrjetën. Edhe pse pati disa mundësi të mira që në minutat e para, ai pranoi se ndjenja e humbjes e kishte lënë një shije të hidhur.
“Ne u munduam në maksimumin tonë të zbatonim detyrat që kishte caktuar trajneri. Për fat të keq, na mungoi goli. Personalisht, unë kisha dy momente të mira. Nëse do të kisha shënuar në minutat e para, do të kishte qenë një ndeshje e ndryshme,” shpjegoi Zivzivadze.
Ai theksoi se shqiptarët kishin pak mundësi shënimi, por një nga ato u kthye në gol, çka vendosi fatin e ndeshjes. “Ne me të vërtetë dëshironim të fitonim, por ky është futbolli dhe nuk mund t’i fitosh të gjitha,” shtoi ai.
Zivzivadze gjithashtu falënderoi tifozët për mbështetje gjatë ndeshjes dhe pranoi se situata në grup ka bërë tensionuar. “Do të mundohemi të korrigjojmë gjithçka në ndeshjet e mbetura,” përfundoi ai, duke shprehur shpresën për përmirësim në sfidat e ardhshme./UBTNews/