Katër persona janë arrestuar dje në Lipjan pas një konflikti fizik me katër persona tjerë. Të arrestuarit dyshohet se kanë sulmuar fizikisht katër viktimat të cilët kanë pësuar lëndime trupore pas përdorimit të thikës.
Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, kurse tre nga ta janë liruar pas trajtimit, një nga vikimat vazhdon trajtimin në QKUK.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Lipjan / 27.08.2025 – 21:40. Janë arrestuar 4 të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit dyshohet se kishin sulmuar fizikisht 4 viktimat meshkuj kosovarë. Gjatë përleshjes është përdorur edhe një mjet i mbrehtë (thikë). Si pasojë e përleshjes fizike viktimat kanë pësuar lëndime trupore për çka dhe janë dërguar në tretman mjekësor. Tre nga viktimat pas pranimit të tretmanit mjekësor janë liruar, kurse njëri ka ta vazhduar për trajtim mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.