UBT News

Sulmohet fizikisht Agim Ademi

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi është sulmuar fizikisht sot nga persona të maskuar në parkun e Gërmisë.

Rastin e kanë konfirmuar nga FFK-ja, ku mes tjerash thuhet se Ademi është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Personat në fjalë më sulmuan në mënyrë tinzare, por që fatmirësisht kalova pa lëndime serioze. Lidhur me këtë rast është informuar edhe Policia e Kosovës, e cila tashmë është duke i kryer hetimet. Shpresoj dhe besoj se shumë shpejt personat e tillë do të dalin para organeve të drejtësisë dhe do të marrin dënimin e merituar”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Ademi deklaroi se përkundër sfidave në punë, por edhe pengesave të këtij lloji, do të vazhdojë me tërë energjinë t’i shërbejë futbollit dhe ngritjes së mëtejme të FFK-së./UBTNews

Exit mobile version