Në Gjakovë është sulmuar fizikisht dhe është kërcënuar me jetë, drejtoresha e Arsimit, Eranda Kumnova Baçi.
Personi që e ka sulmuar është një ish-punonjëse e çerdhes “Ganimete Terbeshi” e cila edhe me herët ka qenë disa herë e arrestuar për sulm ndaj drejtoreshës Kumnova-Baçi.
Kryesja e veprës është e diagnostikuar me sëmundje mendore.
Drejtoresha Kumnova-Baçi ka thënë se tash e sa kohe e ka të vështirësuar jetën personale dhe atë të zyrtarit publik pasi personi në fjalë e ka sulmuar disa herë në vendin e punës dhe në ambiente private raporton TV Syri.
“Iu bëj thirrje organeve përgjegjëse që përmes vendimeve të merituara gjyqësore të ma mundësojne lirshëm ushtrimin e funksionit te zyrtarit publik dhe të më sigurojnë lëvizjen e lirë për mua dhe familjen time”, ka shtuar Kumnova-Baçi./S.K/KP/TV Syri/