Një person është arrestuar në Prishtinë pasi ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë gjatë kohës sa po kryenin detyrën e tyre zyrtare.
Sipas Policisë së Kosovës, incidenti ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes, në momentin kur zyrtarët policorë po legjitimonin një person tjetër brenda një veture, i cili doli të jetë i afërm i të dyshuarit.
Gjatë përplasjes, në vendngjarje ka ndërhyrë edhe një person i tretë, i cili ka penguar zyrtarët dhe ka tentuar t’i ndihmojë të dyshuarit të largohej.
Lidhur me rastin, përveç njësive përkatëse policore, është njoftuar edhe Inspektorati Policor i Kosovës (IPK).
Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari kryesor është dërguar në mbajtje pas intervistimit. /E.A/
