49 persona janë vrarë nga një sulm me raketa ruse në një dyqan ushqimesh në rajonin Kharkiv të Ukrainës.
Ky duket të jetë një nga sulmet më vdekjeprurëse ndaj civilëve që nga fillimi i luftës.
Vetëm një sulm në një teatër drame në Mariupol dhe një tjetër në një stacion treni në Kramatorsk më parë kishin lënë të vdekur po aq njerëz.
Në Mariupol, deri në 600 njerëz mendohet se kanë vdekur kur teatri ku ata po strehoheshin u shkatërrua nga një sulm rus në mars 2022. Poashtu në Kramatorsk, 52 njerëz u vranë ndërsa prisnin në një stacion treni në prill 2022./UBTNews/