UBT News

Sulm seksual në Obiliq, arrestohet dhe dërgohet në mbajtje i dyshuari

Një rast i sulmit seksual është regjistruar gjatë ditës së djeshme në Obiliq, ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh.

Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja ka ndodhur mesditën e së dielës, rreth orës 12:15, ku një grua ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga një burrë.

Policia ka reaguar menjëherë duke shoqëruar të dyshuarin në stacion.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është arrestuar zyrtarisht dhe është dërguar në mbajtje për procedime të mëtejshme ligjore. /E.A/

Exit mobile version