UBT News

Sulm ndaj zyrtarëve policorë në Kaçanik, dy të arrestuar dërgohen në mbajtje

Në raportin e fundit të Policisë së Kosovës është evidentuar një incident në Kaçanik, ku gjatë kryerjes së detyrës janë sulmuar tre pjesëtarë të policisë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ismail Raka”, kur pas shoqërimit të një personi në stacion, aty është paraqitur një i dyshuar i dytë i cili ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë.

Si pasojë e përleshjes, trajtim mjekësor kanë pranuar si tre policët, ashtu edhe dy të dyshuarit e përfshirë në rast.

Me vendim të prokurorit, të dy burrat janë dërguar në mbajtje për procedim të mëtejshëm ligjor.

Exit mobile version