Një person ka qëlluar me thikë pesë persona në xhaminë “Dine Hoxha”, që ndodhet në Rrugën e Kavajës në Tiranë.
Policia e Shqipërisë njofton se është arrestuar i dyshuari, ndërkaq të lënduarit ndodhen jashtë rrezikut për jetë.
“Falë reagimit profesional dhe të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë është bërë i mundur neutralizimi dhe prangosja e autorit të dyshuar, shtetasi Rudolf Nikolli, 34 vjeç nga Burreli, i cili po shoqërohet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të mëtejshme. Ndërkohë, shërbimet e Policisë iu kanë dhënë ndihmën e parë shtetasve të lënduar, të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetë. Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ahmed Kalaja, imami i xhamisë te Rruga e Kavajës, tha se situata është nën kontroll, s’ka asgjë për t’u shqetësuar./UBTNews