UBT News

Sulm me bombë në një shkollë vajzash në Pakistan

Një shkollë vajzash në Pakistanin veriperëndimor është sulmuar me bombë, njoftojnë mediet vendase. Ky është sulmi i parë pas shumë vitesh, vetëm disa javë pasi talibanët morën pushtetin në Afganistan.

Shpërthimi me bombë ndodhi dje (22 shtator) në kufi me Vaziristanin e Jugut, një provincë kufitare me Afganistanin.

Shpërthimi shkatërroi pjesërisht murin e jashtëm të shkollës, tha Mujib Olah, një polic lokal. Nuk janë raportuar persona të vrarë dhe të plagosur.

Autoritetet njoftojnë se deri më tani nuk është bërë asnjë arrestim, pasi asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Exit mobile version