Ueb-faqja e Trustit ka qenë cak i sulmeve kibernetike në ditën kur është paraparë të nisë aplikimi online, për tërheqjen e 10% të kursimeve.
Zëvendësdrejtori i Trustit, Agron Krasniqi në një konferencë për medie ka konfirmuar se faqja ka rënë shkaku i tentativave për sulme kibernetike.
Edhe pse procesi i aplikimit online ishte paraparë që të niste nga ora 15:00, por faqja e internetit ka rënë nga funksioni qysh para orës 15:00.
Në bazë të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, qytetarët do të kenë mundësi që të tërheqin vetëm 10 për qind të shumës së siguruar për kursime pensionale.
“Ishte planifikuar që në ora 15:00 të fillojmë me pranimin e aplikacioneve për tërheqjen e 10 përqindqëshit mirëpo siç duket ka pasur shumë tentative të sulmeve kibernetike, andaj nga ekipi jonë faqja për momentin është e pamundësuar që të aplikojnë. Fatkeqësisht është e pamundur të themi një afat kohor ajo çfarë është e rëndësishme është të kemi një siguri maksimale dhe kurdo që aplikojnë kontribuuesit sot ose nesër pagesat e para do të bëhen pas dhjetë ditësh. Ekipi jonë është duke punuar dhe do të punojë deri sat ë zgjidhet. Gjitha përpjekjet tona janë vetëm në këtë drejtim. Interesimi është mbi 500 mijë euro”, tha ai.