Futbollisti kosovar, Ardian Ismajli po gëzon formë të jashtëzakonshme, të mbartur që nga sezoni i shkuar. Si rezultat i kësaj, puna e pëqfaqësuesit shqiptar nuk ka kaluar pa u vënë re, teksa gjiganti italian, Juventus po e sheh si një alternativë serioze për afatin kalimtar të janarit.
Por, bardhezinjtë, nuk do të jenë të vetëm në radhë për Ismajlin.
Në garë për shërbimet e tij është edhe Napoli, ku me plot sukses luan futbollisti tjetër nga Kosova, Amir Rrahmani.
Gazeta italiane “La Repubblica” ka bërë me dije se të kaltrit janë bindur nga aftësitë e Ismajlit në ndeshjen që skuadra zhvilloi kundër Empolit këtë sezon.
Për këtë arsye, drejtuesit do të përpiqen që ta vendosin nën urdhërata e Antonio Contes në muajin janar.
Mbetet për t’u parë se cila do të jetë e ardhmja e Ismajlit.
Me Rrahmanin në krahë, Ismajli do ta përbënte një mbrojtje të çeliktë tek ekipi napolitan.