UBT News

​”Suits” dhe “Bluey”, seritë më të transmetuara të vitit 2023 në SHBA

“Suits”, drama juridike e suksesshme me dukeshën e ardhshme të Sussex-it, Meghan Markle, vendosi një rekord të ri transmetimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasi gëzoi rritjen e popullaritetit në vitin 2023.

Sipas analistëve të medias Nielsen, seriali i cili u publikua për herë të parë nga viti 2011 deri në vitin 2019, u shikua për një total prej 57.7 miliardë minutash në Netflix vitin e kaluar.

Kjo ka mposhtur rekordin e mëparshëm të serialit “The Office” prej 57.1 miliardë minutash, të vendosur në vitin 2020.

Seria për fëmijë “Bluey” ishte e dyta më e shikuara vitin e kaluar, me 43.9 miliardë minuta në Disney+.

Kjo u pasua nga “NCIS” dhe një varg i serialeve më të vjetra duke përfshirë “Grey’s Anatomy”, “The Big Bang Theory”, “Gilmore Girls and Friends”.

“Suits” u shfaq fillimisht në kanalin kabllor USA Network, por seria përjetoi një rritje të madhe të shikueshmërisë pasi u vendos edhe në Netflix verën e kaluar./BBC/

Exit mobile version