Komuna e Suharekës ka përfituar 140 mijë e 800 euro për Efiçiencë të Energjisë nga Agjensioni i Kosovës.
Lajmin e ka konfirmuar i pari i kësaj komune, Bali Muharremaj, pas nënshkrimit të memorandumit.
“140,800.00 euro është ofrimi i përkrahjes nga Agjensioni i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë për Komunën e Suharekës.Ne sot sapo nënshkruam memorandumin e mirëkuptimit, i cili do të filloj së zbatuari këtë vit në komunën tonë”, shkroi ai në Facebook./UBTNews
140,800.00 euro është ofrimi i përkrahjes nga Agjensioni i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë për Komunën e…
Posted by Bali Muharremaj on Monday, January 25, 2021