UBT News

Suedia preket nga Covid-19, Kulusevski dhe Svanberg rezultojnë pozitiv

COVID-19 ka kapluar skuadrën e Suedisë, pasi Dejan Kulusevski dhe Mattias Svanberg kanë rezultuar pozitiv.

Stafi mjekësor suedez njoftoi lajmin pas seancës së parë stërvitore në Gothenburg këtë pasdite.

Kulusevski u ndie keq mëngjesin e djeshëm dhe doli pozitiv për COVID-19, kështu që mbeti në Stokholm.

Svanberg gjithashtu u ndje i sëmurë sot pas dite dhe foli me stafin mjekësor.

Ai më pas u izolua nga pjesa tjetër e skuadrës dhe rezultoi pozitiv.

Suedia është në të njëjtin grup me Spanjën që po ashtu kanë raste me COVID-19.

Exit mobile version