COVID-19 ka kapluar skuadrën e Suedisë, pasi Dejan Kulusevski dhe Mattias Svanberg kanë rezultuar pozitiv.
Stafi mjekësor suedez njoftoi lajmin pas seancës së parë stërvitore në Gothenburg këtë pasdite.
Kulusevski u ndie keq mëngjesin e djeshëm dhe doli pozitiv për COVID-19, kështu që mbeti në Stokholm.
Svanberg gjithashtu u ndje i sëmurë sot pas dite dhe foli me stafin mjekësor.
Ai më pas u izolua nga pjesa tjetër e skuadrës dhe rezultoi pozitiv.
Suedia është në të njëjtin grup me Spanjën që po ashtu kanë raste me COVID-19.