Ekipi i Suedisë ka mposhtur me rezultat 1-0 kombëtaren e Australisë, duke siguruar finalen në “Tokio 2020”, në futbollin për femra.
Goli i vetëm në këtë ndeshje u shënua me fillim të pjesës së dytë, realizatore e të cilit ishte Fridolina Rolfoe.
Në finale, Suedia do të luajë me Kanadanë, të cilat mposhtën ekipin e SHBA-së në gjysmëfinale.