Suedia do të kërkojë të bëjë përparim konstruktiv në bisedimet me Turqinë mbi kundërshtimet e Ankarasë mbi aplikimin e vendit nordik për t’u bashkuar me aleancën mbrojtëse të NATO-s, tha të premten ministrja e Jashtme suedeze, Ann Linde.
Finlanda dhe Suedia aplikuan për t’u bashkuar me NATO-n muajin e kaluar si përgjigje ndaj pushtimit rus të Ukrainës, por përballen me kundërshtimin e Turqisë, e cila i akuzon ata për mbështetjen dhe strehimin e militantëve të PKK-së dhe grupeve të tjera që i konsideron terroriste.
“Kërkesa jonë ka marrë mbështetje të gjerë në mesin e anëtarëve të NATO-s. Ambicia jonë është që, në një frymë konstruktive, të bëjmë përparim në çështjet që Turqia ka ngritur“, tha ajo në një deklaratë për politikën e jashtme në parlamentin suedez.
Linde shtoi se nuk duhet të ketë dyshime se Suedia ka qëndruar së bashku me aleatët e saj kundër terrorizmit.
Ankaraja ka goditur gjithashtu autoritetet suedeze për ndalimin e eksporteve të armëve në Turqi në vitin 2019, ndërsa vendi filloi një operacion ushtarak në Sirinë veriore.
Duke mos iu referuar drejtpërdrejt Turqisë, Linde, tha se anëtarësimi suedez në NATO mund të ndryshojë kushtet për eksportet e armëve brenda kuadrit tonë kombëtar rregullator. /UBTNews/