UBT News

“Succession” rikthehet në tetor

Seriali i HBO, “Succession” tashmë ka një datë rikthimi. Sipas mediave të huaja, ky serial do të rikthehet në ekranet tuaja më 17 tetor.

I krijuar dhe i prodhuar nga Jesse Armstrong, sezoni i tretë fillon me Logan Roy në një pozitë të rrezikshme pasi i zë pritën djalit të tij rebel Kendall në fund të sezonit 2, duke u përpjekur për të siguruar aleanca familjare, politike dhe financiare. Tensionet rriten pasi beteja e hidhur e korporatës kërcënon të kthehet në një luftë civile familjare.

Sezoni i tretë rikthen kastën e aktorëve Brian Cox, Jeremy Strong, Sarah Snook, Kieran Culkin, Alan Ruck, Nicholas Braun, Matthew Macfadyen, Peter Friedman, J. Smith-Cameron, Dagmara Dominczyk, Justine Lupe, David Rasche, Fisher Stevens, Hiam Abbass, Arian Moayed, Harriet Walter, James Cromwell, Natalie Gold, Juliana Canfield, Annabelle Dexter-Jones, Zoë Winters dhe Jeannie Berlin. Kurse kasta shtesë e aktorëve janë Alexander Skarsgård, Sanaa Lathan, Linda Emond, Jihae, Adrien Brody, Hope Davis dhe Dasha Nekrasova.

Sezoni i shtatë i këtij seriali fitoi shtatë çmime Emmy./UBTNews

Exit mobile version