UBT News

Suarez vendos një rekord të ri me Atleticon

Atletico Madrid's Uruguayan forward Luis Suarez gestures during the Spanish league football match Club Atletico de Madrid against Granada FC at at the Wanda Metropolitano stadium in Madrid on September 27, 2020. (Photo by GABRIEL BOUYS / AFP) (Photo by GABRIEL BOUYS/AFP via Getty Images)

Luis Suarez vazhdon t’i bëjë për vete tifozët e tij të rinj në Atletico Madrid, pasi e vendosi një rekord të ri me golin e fitores në çastet e fundit kundër Alavesit, duke u bërë lojtari më fillimin më të mirë në klub në shekullin 21.

Sulmuesi uruguaian i dha fund karrierës në Barcelonë në verë pas gjashtë sezoneve plotë trofe, kur u shpallë tepricë në skuadrën e trajnerit të ri Ronald Koeman, transmeton Gazeta Express.

Atletico e solli atë shpejt në Wanda Metropolitano dhe Suarez nuk ka humbur kohë për ta lënë shenja në rivalin e Barcës në La Liga.

Ai shënoi gol në minutën e 90-të të dielën, duke ia siguruar skuadrës së Diego Simeones një fitore 2:1 kundër Alavesit.

Ky ishte goli i tij i nëntë për Atleticon në sezonin 2020/21, që nënkupton se ai është në garë për këpucën e artë me Gerard Morenon e Villarrealit dhe Iago Aspasin e Celta Vigos këtë sezon.

Në 11 paraqitje deri tani për Atleticon në ligë, Suarezi i ka dhënuar nëntë gola dhe i ka dhuruar dy asistime, duke e thyer rekordin e Radamel Falcaos për fillimin më të mirë të karrierës në Atletico këtë shekull. 

Exit mobile version