UBT News

Suarez reagon rreth spekulimeve Xavi-Barcelona

Sulmuesi uruguaian, Luis Suarez ka reaguar lidhur me situatën aktuale të Barcelonës, ku po vazhdojnë spekulimet që trajneri Ronald Koeman është pranë shkarkimit.

Siç raportohet nga shumë media, presidenti i klubit, Joan Laporta ka dy emra në listën e zëvendësuesve, trajnerin e kombëtares spanjolle Luis Enrique dhe ish-lojtarin e Barcelonës Xavi.

Rreth këtyre spekulimeve ka reaguar edhe ish-lojtari i “Blaugranëve” Luis Suarez, i cili ka këshilluar Xavin që mos ta konsiderojë postin e trajnerit tek klubi spanjoll.

“Te Barcelona momentalisht gjendet një luftë që i ka prekur edhe lojtarët. Unë personalisht e këshilloj Xavin që të pres. Kjo nuk është koha ideale që të bëhet trajner tek klubi. Ai është i mençur, atij do t’i duhet që të pres”, tha Suarez.

Legjenda e Barcelonës Xavi Hernandez momentalisht është trajner i skuadrës së Al-Sadd SC, skuadër kjo që garon në Ligën e Yjeve të Katarit.

Exit mobile version