Ish-sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez është infektuar me COVID-19. Lojtari i Atletico Madrid do të mungojë në ndeshjen që skuadra e tij e zhvillon ndaj ish-ekipit të tij, Barcelonës, teksa është futur në izolim për 14 ditë.
Kombëtarja e Uruguajit, ka konfirmuar se pas testimeve të skuadrës, Luis Suarez ka rezultuar pozitiv në testin për COVID-19.
Suarez, do të jetë në izolim dhe përpos që do të humbas ndeshjen me Barcelonën, ai do të humbas edhe disa ndeshje në ligën e kampionëve dhe la ligën spanjolle.
Suarez, këtë të shtunë do të ndeshej me shokun e tij më të mirë, Messin, mirëpo si shkak i virusit corona, nuk do të jetë në gjendje të kenë një takim, të paktën as edhe jashtë fushave./UBTNews