UBT News

Suarez i ka dy oferta për ta vendosur të ardhmen

E ardhmja e Luis Suarezit mbetet enigmë. Pavarësisht se ka kontratë me Atleticon e Madridit të vlefshme deri në vitin 2022, “El Pistolero” mund të ndryshojë ambient pas vetëm një vitit si bardhekuq.

Mediet në Spanjë kanë zbuluar së fundmi se uruguaiani ka marrë dy oferta shumë tërheqëse: nga Inter Miami në MLS dhe Liverpooli në Premier League. Nëse do të pranojë propozimin e “The Reds”, Suarez do të kompletonte një rikthim të bujshëm në “Anfield”, ku ka kaluar vitet më të bukura të karrierës së tij para se të transferohej te Barcelona.

Alternativë për 34-vjeçarin, sikurse u përmend më herët, është Amerika, ku do ta gjente të hapur derën e klubit me pronar të famshmin David Beckham.

Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia që Suarez të preferojë respektimin deri në fund të kontratës me “Los Colchoneros”, në radhët e të cilëve është shndërruar pikë referimi e fazës sulmuese.

Suarez pati impakt të menjëhershëm në urdhrat e Simeones, teska ka shënuar 19 gola në këtë sezon në La Liga, aq sa Benzema dhe Moreno i Villarealit. Më shumë se urguaiani ka realizuar vetëm Lionel Messi, që kryeson me 24 finalizime.

Exit mobile version