Ish-sulmuesi i Liverpoolit, Daniel Sturridge i është rikthyer futbollit aktiv pas një viti e gjysmë, ku ka nënshkruar me skuadrën nga Liga A Perth Glory për sezonin 2021/22.
32-vjeçari që ka luajtur për Liverpoolin, Chelsean dhe Manchester Cityn, nuk ka qenë aktiv në futboll që prej se u largua nga skuadra e Trabzonspor në mars të vitit 2020, pasi që iu ndalua futbolli për arsye të basteve.
Sturridge kishte shënuar shtatë gola në 16 paraqitje gjatë kohës së tij si lojtar i skuadrës turke, pasi që kishte regjistruar 97 gola në 294 ndeshje të Premier Ligës angleze.
“Është një mundësi fantastike që të provojë një aventurë të re. Kur erdhi kjo mundësi, e ndjeva se ishte gjëja më e mirë që mund ta bëjë, që ta shfrytëzojë talentin tim diku tjetër ku mund ta shijoj futbollin, dhe që ta ndihmojë ekipin drejt sukseseve”, tha Sturridge.
“Do ta hedh hapin tim më të mirë përpara, të punojë shumë dhe ta ndihmojë skuadrën që të fitojë çdo ndeshje të radhës, dhe më pas do të shohim se ku do të mbes kur sezoni të përfundojë”, shtoi sulmuesi anglez.
Skuadra australiane Perth Glory do ta fillojë sezonin e ri në Ligën A më 20 nëntor, ku do të zhvillojë ndeshje si vendase kundër skuadrës së Adelaide United.