UBT News

Studio në programin e vetëm të këtij lloji në rajon – Muzikë Moderne, Prodhimi Digjital dhe Menaxhimi

UBT ka sjell për të gjithë të rinjtë një nga fakultetet më të mëdha në rajon, atë të Muzikës Moderne, Prodhimit Digjital dhe Menaxhimit, si një risi në gërshetimin e elementeve të ndryshme të këtyre fushave, që studentëve të këtij programi u japin kompetenca profesionale për industrinë muzikore.

Të përkushtuar për nxjerrjen e profesionistëve më të mirë që ka njohur fusha e muzikës, stafi akademik profesional i Fakultetit Muzikë Moderne, Prodhimi Digjital dhe Menaxhimi në UBT, janë afër studentëve në secilin hap të rrugëtimit të tyre në fushën e muzikës.

Infrastruktura e përshtatshme me studio moderne, teknologjitë më të reja të kohës dhe literatura më bashkëkohore i ndihmon studentët e këtij programi që të zhvillohen më ndryshe dhe të jenë në hap me trendët e reja të kohës.

Qasja në bibliotekën më të madhe në vend që ofron mijëra tituj të librave fizik dhe elektronik, puna praktike në studiot që ka zhvilluar institucioni, si dhe pjesëmarrja në koncerte, festivale dhe aktivitete të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare, bën që studentët të kenë tashmë një zgjidhje për studimet akademike në fushën e muzikës.

Exit mobile version