Fakulteti Media dhe Komunikim në UBT, është i vetmi fakultet në rajon i cili ka bërë gërshetimin e të gjitha elementeve mediale, gazetareske e komunikative.
UBT ka zhvilluar një infrastrukturë moderne të pajisur me pajisjet e nivelit më të lartë mediatik. Posedimi i Televizionit, Radio Campusit, Portalit dhe Gazetës UBT NEWS e dëshmon më së miri infrastrukturën moderne të zhvilluar nga institucioni numër një i vendit në arsimin e lartë, UBT.
Struktura e ndërtuar e programit Media dhe Komunikim është një kombinim interesant i teorisë dhe praktikës, bazuar në programe të universiteteve më të mëdha evropiane e botërore.
Rreth 90% e studentëve të Fakultetit Media dhe Komunikim janë të punësuar në mediat vendore, duke dëshmuar nivelin e lartë të studimeve në UBT.
Këto janë specializimet të cilat Fakulteti Media dhe Komunikimi i ofron në nivelin Bachelor:
Gazetari
Komunikim
Menaxhim i medias
Marrëdhëniet me Publikun
Regjia Televizive
Gazetaria On-Line
Kamera dhe Fotografia
Këto janë specializimet të cilat Fakulteti Media dhe Komunikim i ofron në nivelin Master:
Komunikimi politik dhe Organizatat
Mediat digjitale dhe Komunikimi
Informata rreth programit: http://study.ubt-uni.net/mc/
Apliko TANI: https://apliko.ubt-uni.net/