Ozempic, i famshëm për ndihmën që u ka ofruar yjeve të Hollivudit për të humbur peshë, është cilësuar si “ilaç mrekullie”.
Por, kur diçka duket e mirë për të qenë e vërtetë, shpeshherë ka dhe kufizime, ndi rritjen e popullaritetit të Ozempic dhe ilaçeve të ngjashme, disa pacientë kanë raportuar se efektet në peshë zbehen me kalimin e kohës, duke nxitur kërkimin e alternativave tjera.
Një studim i ri, i botuar në “eClinicalMedicine” dhe i udhëhequr nga studiuesit e Universitetit të Kopenhagës, ofron shpresë të re për mbajtjen e rezultateve. Ky studim përfshiu 109 të rritur me obezitet, që u ndanë në katër grupe: një grup mori vetëm injeksione liraglutide (ilaç GLP-1 i ngjashëm me semaglutide) për një vit; një grup tjetër kombinoi injeksionet me program ushtrimesh dy orë në javë; grupi i tretë ndoqi vetëm ushtrime; ndërsa grupi i fundit nuk mori asnjë ndërhyrje.
Një vit pas përfundimit të trajtimit, studiuesit zbuluan se pjesëmarrësit që morën injeksione rifituan dy të tretat e peshës së humbur. Ata që kombinuan ilaçin me aktivitet fizik kishin ruajtur rezultatet më mirë, shumë prej tyre mbajtën të paktën 10% të humbjes fillestare të peshës trupore.
“Studimi ynë ofron shpresë të re, duke treguar se pacientët që marrin ilaçe për humbje peshe dhe ushtrojnë rregullisht, mund të ruajnë rezultatet edhe një vit pas përfundimit të trajtimit,” tha Dr. Signe Sørensen Torekov, profesore e Shkencave Biomjekësore dhe udhëheqëse e studimit.