Duhanpirësit e rregullt që përpiqen të heqin qafe këtë zakon janë të prirur për të shtuar në peshë, sipas një studimi.
Ekspertët e Universitetit të Minesotës u kërkuan 42 përdoruesve të cigareve që të përmbaheshin nga pirja e duhanit për një ditë dhe më pas të zgjedhin nga një tabak me ushqime të ndryshme.
Preferencat e tyre u krahasuan me duhanpirësit të cilëve nuk iu kërkua lënia e duhanit dhe një grupi që nuk pinin fare duhan.
Shkencëtarët zbuluan se njerëzit që ishin tërhequr nga pirja e duhanit kishin më shumë gjasa të kërkonin ushqime të pasura me kripë dhe yndyrë, shkruan Dailymail, përcjell Klankosova.tv
Në përgjithësi, ata konsumuan deri në 30 përqind më shumë kalori sesa jo duhanpirësit dhe duhanpirësit aktualë.
Ekspertët thanë se gjetja sugjeroi që duhanpirësit po kërkonin ushqime kalorifike për të mbushur boshllëkun e nikotinës.
Rreth 6.9 milionë britanikë pinë duhan, por më shumë se gjysma thonë se duan ta lënë. Në SHBA ka 34.1 milionë duhanpirës.
Studimi, i botuar në “Journal of Drug and Alcohol Dependence”, rekrutoi gjithsej 105 vullnetarë, të cilët ishin të moshës midis 18 dhe 75 vjeç.
Në grupin e kërkuar për të mos pirë duhan për një ditë, vullnetarët kishin tendencë të pinin rreth 15 cigare në ditë.