UBT News

Studim izraelit: Doza e katërt e vaksinës nuk mjafton për të parandaluar variantin Omicron

Doza e katërt përforcuese e vaksinës  kundër Covid- 19 rrit antitrupat në nivele edhe më të larta se doza e tretë, por nuk mjafton për të parandaluar infeksionin nga varianti Omicron, sipas një studimi në Izrael.

Qendra Mjekësore izraelite “Sheba” administroi dozën e katërt në një provë klinike për stafin dhe po shqyrton efektin e dozës përforcuese të vaksinës Pfizer në 154 persona dhe tw dozës përforcuese Moderna në  120 persona, tha Gili Regger Yohai, drejtor i Qendrës  së Sëmundjeve Infektive.

Vaksinat shkaktuan një rritje të numrit të antitrupave “madje pak më të lartë se sa kishin pas dozës së tretë”, tha Reger Yohai.

“Megjithatë, kjo ndoshta nuk është e mjaftueshme për Omicron,” u tha ai gazetarëve.

Gjetjet, të cilat qendra mjekësore tha se ishin të parat e këtij lloji në mbarë botën, janë paraprake dhe nuk janë publikuar ende.

Izraeli nisi muajin e kaluar administrimin e dozës së katërt, për grupmoshat që rrezikojnë të shfaqin simptoma të rënda nga Covid.

Në të njëjtën kohë, Ministria e Shëndetësisë njoftoi dje se do të shkurtojë në pesë nga shtatë ditë periudhën e detyrueshme të karantinës për të diagnostikuarit pozitivë me Covid-19.

Exit mobile version