Nuk është e domosdoshme të jeni atlet ose të merreni me sport për të ndjerë përfitimet e stërvitjes, ecja gjatë ditës do t’ju sjellë përfitime të shumta, sugjeron studimi që u krye në Mbretërinë e Bashkuar.
Sipas studimit, 11 minuta aktivitet ditor do të mund të parandalonin një në dhjetë vdekje të parakohshme. Megjithatë, shumica e njerëzve nuk arrijnë të bëjnë ushtrimet minimale të rekomanduara prej 150 minutash në javë. Por megjithatë më mirë është të merresh me ndonjë aktivitet fizik sesa të mos bësh asgjë, sipas studiuesve nga Universiteti i Kembrixhit.
NHS rekomandon që të gjithë të bëjnë 150-300 minuta aktivitet fizik që rrit rrahjet e zemrës çdo javë ose 75-150 minuta aktivitet të fuqishëm në javë, që ua vështirëson frymëmarrjen.
Ekipi hulumtues shqyrtoi qindra studime të mëparshme mbi përfitimet e aktivitetit fizik dhe arriti në përfundimin se edhe bërja e gjysmës së sasisë së rekomanduar mund të parandalojë një në 20 raste të sëmundjeve kardiovaskulare dhe gati një në 30 raste të kancerit./UBTNews/