UBT News

Studentja Lorika Syla e punësuar si infermiere, falë sukseseve të treguara gjatë studimeve në UBT

Lorika Syla, një shembull i vërtetë i përkushtimit dhe suksesit në fushën e shëndetit, ka përfunduar studimet për Infermeri në UBT, ajo tani po vijon suksesshëm studimet e nivelit master në Fakultetin Shëndet Publik dhe Menaxhim, në UBT.

Tashmë Lorika Syla është pjesë e ekipit në një ordinance private në qytetin e Ferizajt, një institucion shëndetësor i njohur për cilësinë dhe kujdesin e tyre ndaj pacientëve. Me përkushtim të palodhur dhe pasion për kujdesin shëndetësor, Lorika ka fituar respektin e kolegëve dhe pacientëve të saj. Ajo është një burim frymëzimi për studentët e tjerë që duan të ndjekin rrugën e suksesit në fushën e infermierisë.

Suksesi i Lorikës nuk është vetëm shembull i aftësive të saj akademike, por edhe i një përkushtimi të vazhdueshëm për të avancuar dhe kontribuar në shëndetin e komunitetit. Ajo tregoi se është kënaqësi me qenë afër pacientëve që kanë nevojë për përkujdesjen e saj.

“Studimet në UBT ishin një udhëtim i pasur me sfida dhe mundësi, duke gjetur vlera të reja dhe njohuri. Zgjodha UBT për ambientin e tij inovativ dhe fokusin e tij në përgatitjen e studentëve për sfidat e botës reale. Për mua, UBT ka ofruar një kombinim të shkëlqimit akademik dhe mundësive për zhvillim personal dhe profesional”, tregoi studentja Lorika Syla.

Programi Shëndet Publik dhe Menaxhim në nivelin master në UBT, ka një staf të kualifikuar që angazhohen për zhvillimin dhe nxjerrjen e kuadrove të reja profesionale në fushën e shëndetit publik dhe menaxhimit, të cilët do të kontribuonin në të ardhmen në përmirësimin dhe avancimin e kushteve në këtë fushë.

 

Exit mobile version